DETAJE/Basha shpalos alternativën për fermerët: Do të ketë 100 milionë euro subvensione

DETAJE/Basha shpalos alternativën për fermerët: Do të ketë 100 milionë euro subvensione

54
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar me takimin e radhës, teksa eshte perqendruar tek bujqësia dhe eshte duke bashkëbiseduar me fermerët e Ura Vajgurore.

Në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’, Basha është shprehur se qeveria Rama ka bërë dëmin më të madh për bujqësinë në vend.

Fermerët janë ankuar tek lideri demokrat, duke theksuar se qeveria sipas tyre i ka lënë në baltë, duke i zhytur ne borxhe.

“Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj“,-u shpreh Basha.

Basha nga ana tjetër, premtoi se qeveria e ardhëshme nuk do ta shohë bujqësinë si lopë për ta mjelë, por si fëmijë për ta rritur.  Nga qeveria e Partisë Demokratike do të ketë 100 milionë euro subvensione dhe ky subvencion do shkojë direkt te fermeri.

Subvencioni do të zerojë kostot që vijnë nga imputet dhe karburanti dhe do ta nxjerrë në treg prodhimin shqiptar të pakonkurueshëm. E dyta, pa shitur prodhimin vendas nuk do të ketë asnjë prodhim importi në treg”,- u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/562883287873335/

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY