“Shqipëria e treta në botë për korrupsionin”, Basha tregon planet e PD...

“Shqipëria e treta në botë për korrupsionin”, Basha tregon planet e PD kur të vijë në pushtet: Do iu japim dorën

68
0
Shares

Në vijim të takimit me biznesin në Sarandë, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur dhe për planet e tij, ndërsa padyshim e sheh veten si kryeministër të ardhshëm.

Basha tregon arsyen e krizës dhe shpalos hapat e daljes prej saj. Ai kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se metodat e tij të gabuara e kanë renditur Shqipërinë të tretën në botë për korrupsion. Kryeopzitari tregoi edhe planet se si do veprojë PD-së kur të vijë në pushtet.

Rritja dhe shtimi i taksave, rritja e kostos së prodhimit dhe të shërbimit dhe korrupsioni i administratës dhe i qeverisë, janë tre arsyet kryesore për gjendjen ku ndodhet sot biznesi, ju dhe ekonomia e Sarandës dhe e gjithë Shqipërisë.

Biznesi dhe politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i një qeverie ec cila e konsideron biznesin privilegj dhe jo të drejtë dhe këtë privilegj ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve në vend që të respektojë të drejtën dhe lirinë e çdokujt për të ndjekur përmes iniciativës më të mirë, për të krijuar mirëqënie për veten, familjen dhe komunitetin.Kjo iniciativë ka nevojë për një qeveri që t’ju dëgjojë, t’ju kuptojë dhe t’ju mbështesë”,-sqaroi kryedemokrati.

“Në zemer të vizionit tonë për ndryshimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri, ndaljen e emigracionit, për rikthimin e shpresës është çlirimi, fuqizimi, mëkëmbja e biznesit dhe sipërmarrjes, duke përfshirë sektorë kyç me potencialë të jashtëzakonshëm siç është sektori i turizmit.

Ne kemi një platformë të cilën duam ta pasurojmë pasi të dëgjojmë biznesin, sipërmarrjen dhe t’i kthejmë nga probleme dhe halle të përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë. I mungon vullneti politik, vizioni politik, qeverisja që të mendojë të punojë për qytetarët.

Kështu do të vazhdojmë siç e kemi nisur, duke ju dëgjuar, mbështetur dhe duke ju dhënë dorën, duke ju ndihmuar atëherë kur keni nevojë për ndihmë. Pjesën tjetër ju dini ta bëni më mirë se çdokush tjetër.

Keni nevojë për një qeveri që ju ndihmon për të krijuar vende të reja pune, për të sjellë më shumë turistë, për të rritur të ardhurat, për të rritur mirëqënien, e cila nuk do të jetë mirë vetëm për biznesin tuaj, por për të gjithë vendin, do të jetë mirë për rininë e cila nuk ka përse të braktisë Sarandën dhe Shqipërinë”,-shtoi Basha.

Ja hapat të cilat do të ndiqen sipas Bashës dhe planit të tij:

1. Fuqizimi i arsimit profesional dhe të lartë, ndërkohë që po shkon drejt mbylljes universiteti i Sarandës.
2. Fuqizimi i degëve për të cilat ka nevojë ekonomia e Sarandës dhe e rajonit.
3. Fuqizimi i aksesit në turizëm me infrastrukturë të plotë dhe jo shkel e shko. Bëhen fasadat, s’bëhen kanalizimet. Përmbytet Himara ka një stuhi në det. Mbrojtjet që janë ndërtuar para 50 vitesh i kanë prishur për dukje, por dukja nuk të çon gjatë, fasada nuk të mbron nga deti 9 ballësh. Nqse nuk bën kanalin e ujërave të zeza, të të rrojnë pllakat e bukura në Bulevard sepse dalin ujërat e zeza sipër. Me një shi përmbytet Saranda qytet i vendosur në shpat mali.

Vetëm një qeveri e papërgjegjshme që mendon për fasadën dhe për të mbushur xhepat mund të arrijë rekordin, që të përmbysë një qytet të vendosur në shpat mali.

Shqipëria është vendi i tretë më i korruptuar në botë, kjo është medalja dhe fytyra e qeverisë Rama sot.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY