“Pse KED duhej të dërgonte njëkohësisht dy lista?”Ish-sekretari i përgjithshëm i Presidentit:...

“Pse KED duhej të dërgonte njëkohësisht dy lista?”Ish-sekretari i përgjithshëm i Presidentit: Nuk më bën çudi përzgjedhja e kandidaturave për Kushtetuesen

71
0
Shares

Ish-sekretari i përgjithshëm ne presidence ne kohën e Bujar Nishanit, Florjan Nuri ka bërë një analizë lidhur me situatën e krijuar me KED, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Nurit, i cili e njeh shumë mirë këtë procedurë, situata nuk duhet te shkonte deri këtu, dhe sipas tij nuk është normale që nje institucion si KED te reagoje vetem pas publikimit te arsyeve dhe relacionit te Institucionit te Presidentit te Republikes per dekretin e znj. Xhaferllari ne pozicionin e larte te gjykateses kushtetuese.

Per dike qe ka punuar ne pozicion te larte ne Institucionin e Presidentit te Republikes, fatkeqesisht, pas ketyre viteve, nuk ben me cudi edhe rasti i debatuar i perzgjedhjes se kandidaturave per ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo, sepse edhe disa vite me pare, u perpoqen qe Presidentit te Republikes t’ia “lidhnin duart” me ndryshime ligjore apo procedurale. Shkuan deri aty sa ndryshuan jo pak ligje qe preknin kompetencat e Presidentit e madje ndryshuan dhe ligjin per sherbimin e jashtem duke vendosur dhe afate kohore per miratimin e kandidaturave!!!

Se dyti, analiza ligjore dhe e aspekteve procedurale normalisht do te duhej te fillonte pas ezaurimit te plote te dy pyetjeve, te pavarura nga njera-tjetra:

1. Perse KED nuk e nisi ne te njejten kohe te njejten praktike si per Kuvendin ashtu dhe per Institucionin e Presidentit?

2. Perse KED duhej te dergonte njekohesisht dy lista kur mund te respektonte konceptin radhe qe dhe Kushtetuta ka parashikuar per kete rast?

Ne fund, nese anetaret e KED nuk kane qene te njohur me praktiken e iniciuar nga vete Kryetari i KED sot perse nuk reagojne?

Ligji per Institucionin e Presidentit te Republikes ka qene parashikuar si pjese e paketes se reformes ne drejtesi, madje nje draft final u pergatit, por nuk e pa dot driten e miratimit. “U hoq” dhe ka mbetur sirtareve te Kuvendit dhe askush nuk kujtohet me per te. Sepse mesa duket ky Institucion do vijoje te mbetet delja e zeze e pushtetit te rradhes”,-shkruan në analizën e tij Nuri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY