DRAFTI/ Kuvendi, neser rezolute kunder Metes per Gjykaten Kushtetuese

DRAFTI/ Kuvendi, neser rezolute kunder Metes per Gjykaten Kushtetuese

76
0
Shares

Konferenca e kryetareve te Kuvendit ka vendosur hartimin e një projektrezolute, e cila do t’i kalojë nesër Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme. Kjo  seance do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites.

”U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndismi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”-thanë burimet te cituara nga news24.

Pjesa nga projekt-rezoluta:

Në projekt rezolutë e publikiar nga ora news theksohet se dekreti i presidentit për Mardisa Xhaferllarin, anëtare të Gjykatës Kushtetuese është një akt i nxjerrë jashtë kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Sipas Kuvendit ky dekret minon rifillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë pasi u njoh me Dekretin e Presidentit datë11350, datë 13.11.2019“Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese” dhe duke konsideruar se ky është një akt i nxjerrë jashtë kompetencës kushtetuese të Presidentit që minon rifillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruhet në projekt-rezolutë.

Në pr/rezolutë rifillimi i funksionimit të Gjykatës Kushtetuese vlerësohet si etik, ndër të tjera, për zbatimin e objektivave kushtetues të kontrollit dhe balancave midis pushteteve të shtetit.

Socialistët i bëjnë thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

Më pas projekt rezoluta do t’i bashkëngjitet dokumenteve të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Gjithashtu mësohet se deputetët e opozitës parlamentare janë të përçarë për shkak se disa prej tyre deklarojnë, që nesër nuk do të jenë pjesë e seancës.

Rezoluta: Meta mori kompetencat e KED

Në rezolute thuhet se Meta ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

“Me Dekretin nr.11350, datë 13.11.2019 Presidenti ka shkelur njëkohësisht afatin prekluzivdhe detyrimin e tij për emërimin e gjyqtarit kushtetues midis tre kandidaturave të listuara të parat në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi ka vendosur emërimin e një gjyqtari kushtetues jashtë afatit 30 ditor të përcaktuar shprehimisht nga ligji dhe ka emëruar si gjyqtar një kandidat qëështë listuar në vendin e katërt në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Afati tridhjetë ditor për Presidentin ka mbaruar në datën 07.11.2019, pasi vendimi nr. 132, datë21.09.2019 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është njoftuar Presidentit në datën 08.10.2019, dhe renditja e kandidatëve në listën e miratuar me këtë vendim është: 1. Arta Vorpsi; 2. Fiona Papajorgji; 3. Elsa Toska; 4. Marsida Xhaferllari.

Duke emëruar kandidatin e listuar të katërtin në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësinr. 132, datë 21.09.2019 me justifikimin se zgjedhja e dy prej kandidatëve në të njëjtën listë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese me vendimin e Kuvendit të datës 11.11.2019, e rendit kandidatin e zgjedhur si gjyqtar kushtetues nga Presidenti në tre vendet e para të listës, Presidenti ka marrë në mënyrëabuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit.”

Kuvendi-Metës: Hiq dorë nga tentativat për bllokimin e Reformës në Drejtësi

Më tej socilistët i bëjnë thirrje presidentit të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të kthejë institucionin që drejton në kompetencat kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY