FOTO/Rudina si VIP-at e tjerë biznesmenë, së shpejti hap lokalin e saj...

FOTO/Rudina si VIP-at e tjerë biznesmenë, së shpejti hap lokalin e saj në kryeqytet

441
0
Shares

Së fundmi listës së personazheve që kanë një biznes i është bashkuar edhe Rudina Dembacaj. Së shpejti aktorja pritet të hapë një lokal, që do të mbajë emrin “Cormeum”.

Personazhe të njohur, kolegë dhe miq të Rudinës, kanë publikuar në rrjete sociale ftesën e veçantë që kanë marrë për të qenë të pranishëm në hapjen e madhe të barit.

Të tjerë njerëz të afërt të Rudinës përmes postimeve të tyre kanë zbuluar se këtë biznes aktorja e ka nisur bashkë me motrën e saj, Jereda, me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë. Vetë Rudina nuk ka dashur të tregojë shumë detaje mbi këtë nismë të re, sepse mesa duket dëshiron që gjithçka ta lërë surprizë për ditën e madhe.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme aktorja pranoi publikisht se është në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe tani duket se fokusi i saj kryesor do të jetë tek jeta profesionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY