DETAJE/37-vjeçari mbeti i vrarë para banesës në Vlorë, pistat ku po heton...

DETAJE/37-vjeçari mbeti i vrarë para banesës në Vlorë, pistat ku po heton policia

77
0
Shares

Kreshnik Dashaj ishte viktima e radhës nga një vrasje e mistershme në Vlorë ditën e djeshme. Sipas burimeve nga policia, trupi i 37-vjeçarit u gjet pranë banesës së tij. Përveçse është qëlluar me armë zjarri, dyshohet se Dashaj është dhunuar me sende të forta.

37-vjeçari ishte baba i një vajze të vogël dhe njihej si njeri pa probleme. Ai punonte 16 orë në ditë në një fabrikë këpucësh për të mbajtur familjen. Madje ai po kthehej nga puna në mesnatë.

Fqinjët thonë se kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar për lajmin pasi thonë se ai ishte një njeri familjar dhe asnjëherë problematik.

Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur motivin e vrasjes së tij. Hetuesit po kërkojnë prova nëse 37- vjeçari është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit, ndërsa një tjetër pistë është ajo e ndonjë tentative për grabitje, e cila ka shkuar keq.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY