FOTO/Ish-deputeti nxjerr pamje të dhunës në ‘Astir’: Një banori i janë thyer kockat e këmbës

Disa persona vijojnë ende të jenë ende në spital, pas dhunes gjatë aksionit të djeshëm ne Astir. U raportua dhe me heret, se banoret kishin marrë lëndime serioze, nga thyerje dhëmbësh, nxerrje kaviljesh e deri tek djegia.

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka treguar në emisionin Opinion dhunë barbare duke e pasqyruar me foto njërin prej rasteve me te renda.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i akne bërë”, tha ish deputeti.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje