Arzana Kraja jetoi fëmijërinë në Tiranë, e motra jep detajet e ceremonisë...

Arzana Kraja jetoi fëmijërinë në Tiranë, e motra jep detajet e ceremonisë së varrimit

60
0
Shares

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur sot e vdekur në banesën e saj.

Motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet nesër te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:0.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.

Ndërkaq kanë vijuar gjithë ditën ngushëllimet në rrjetet sociale për familjen Kraja dhe të jatin e Arzanës, Mehmetin që është edhe një ndër shkrimtarët më të njohur shqiptarë.

Arzana ka jetuar ndërkohë për shumë kohë në Tiranë, kur i jati Mehmet Kraja ka qenë ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe më vonë kryeredaktor i gazetës Rilindja Javore që botohej po në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY