Zyrtare/IKMT reagon e vendosur: Do të prishim 33 objekte tek ‘Astiri’

Zyrtare/IKMT reagon e vendosur: Do të prishim 33 objekte tek ‘Astiri’

69
0
Shares

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar zyrtarisht disa orë pasi ka nisur operacionin e shembjeve në Unazën e re dhe ka hasur perplasjen e forte me banorët e kësaj zone.

IKMT njofton në Fb se la nisur aksionin tek “Astiri”: “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, – thuhet në njoftim, –  për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga Policia e Shtetit,” përfundon njoftimi i IKMT.

Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe 12 persona të lënduar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY