“Rama si milloshevici”, Paloka siguron banorët e Astirit: Kur të jetë PD...

“Rama si milloshevici”, Paloka siguron banorët e Astirit: Kur të jetë PD në qeveri do të kompensojë

47
0
Shares

Që prej mëngjesit, nënkryetari i PD-se, Edi Paloka së bashku me ish-deputetët e tjerë të opozitës u janë bashkuar banorëve te Unaza e Re, te cilet jane perplasur sot me policine gjate aksionit te IKMT per shembjen e banesave te tyre.

Në një prononcim për mediat, Paloka është shprehur se do të kompesojë me vlerën reale të tregut banorët e Astirit, kur ata të jenë në qeveri.

PRONONCIMET E EDI PALOKES

Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re. Në momentin kur ne të drejtojmë vendin, këta banorë do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri. Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt. Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg.

A ju kanë lejuar të shkoni pranë banorëve, pasi gazetarët nuk i lejojnë.

Unë isha dëshmitar kur gazetarët u shtynë si rrugeçër e nuk u lanë të afrohen në një moment që është qetësi, jo më kur kanë hedhur gaz mbi banorët. Nuk lejohen të kalojnë as qytetarët që kanë punën apo shtëpitë aty pranë, ndërsa për përfaqësuesit e opozitës, as që bëhet fjalë, pasi trajtohemi si armiq dhe jo si e vetmja palë politike që po mbroj interesin publik.

Do të vazhdoni të qëndroni atje?

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë, por këtu nuk jemi më në Shqipërinë e vitit 2019-të, jemi në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ne jemi me duar, këta me të gjitha mjetet e represionit. Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY