DOKUMENTAT/Zhupa denoncon: Si u shit emri “Air Albania” për stadiumin e ri

DOKUMENTAT/Zhupa denoncon: Si u shit emri “Air Albania” për stadiumin e ri

82
0
Shares

Stadiumi i ri në Tiranë do të mbajë emrin “Air Albania”, por sipas zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, tenderi i fituar nga kompania ajrore shqiptare është plotësisht në shkelje flagrante të ligjit.

Zhupa ka publikuar disa dokumente, ku tregohet se kompania në shkelje me tenderin e hapur nga Federata Shqiptare e Futbollit, nuk i plotëson kushtet për të qenë sponsor, e aq më tepër fitues i garës.

DENONCIMI I PLOTE

Rama nuk e leshon qendren tregtare me fushe futbolli Arena Kombetare, tashme me emrin e nje kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk ploteson asnje kriter te FSHF dhe prap zgjidhet fituese.

Propagande e fuqishme qe Air Albania meqe nuk lartesohet dot ne qiej pa Turkish Airlines, te lartesohet si emer ne stadiumin kombetar.

Me 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin per te kerkuar nje sponsor te ri per stadiumin kombetare. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara :
1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Me 9 Nentor 2019 eshte shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese .

Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.
1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.
2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB.

Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotesuar. Pasi pikturoj me duart e tij fanellen e kombetares ne europian, Rama mesa duket ka piktuar edhe emrin e ri te stadium kombetar jashte cdo kriteri.

Nderkohe qe minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY