DETAJE/Sekuestrohen 196 karta identiteti në Itali, policia arreston 2 shqiptarë

DETAJE/Sekuestrohen 196 karta identiteti në Itali, policia arreston 2 shqiptarë

60
0
Shares

Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë vënë në pranga vënë 2 shqiptarë shoferë të një autobusi linje Shqipëri- Itali. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane të vjedhura, të cilat do të sillnin për grupet kriminale një përftim me miliona euro.

Sipas autoriteteve italiane, kartat e identitetit autentike të shtetit italian do të shërbenin për tu shfrytëzuar nga organizatat kriminale me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.

Kartat e identitetit u gjetën në një vend të fshehur pranë shoferit të izoluar me nastro. 196 kartat italiane të identitetit ishin të bardha të paplotësuar e rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë, më dhjetor të 2015 në  komunën e Piacenzës.

Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin. Ai i ka paguar 20 euro për dorëzimin e tyre tek një person i tretë që i priste në portin e Durrësit.

Ky rrëfim rezulton pak i besueshëm për autoritetet italiane të cilët me urdhër të Prokurorisë së Barit kanë nisur një proces hetimor e dy shoferët shqiptarë janë denoncuar në hetim të lirë, shkruan Ora News.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY