VIDEO/”WOW”, Policia angleze habitet kur zbulon fabrikën e kanabisit brenda banesës së...

VIDEO/”WOW”, Policia angleze habitet kur zbulon fabrikën e kanabisit brenda banesës së shqiptarëve, 2 të arrestuar

82
0
Shares

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia britanike, teksa u zbuluan se ishin në drejtim të një fermë të sofistikuar kanabisi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetas misteriozë italianë, në Swansea Valley.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, policia ka bastisur banesën e shqiptarëve, ku ka gjetur më shumë se 300 bimë kanabisi, që kultivoheshin në dhoma të ndryshme.

Kjo ka habitur policët anglezë, teksa kamerat që ata kanë në trup, kanë regjistruar momentin kur ata thonë “Wow”, në momentin që zbulojnë fabrikën plot bimë kanabisi.

Ndërkohë, gjatë aksionit, policia ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptar, Bekim Selmani, në momentin kur po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte kultivuar në dhomën e gjumit, ndërsa në xhep i janë gjetur 250 euro para cash.

Në total, policia sekuestroi 321 bimë narkotike, ndërsa para hetuesve njëri prej shqiptarëve ka kyçur gojën, ndërsa tjetri, përkatësisht Selmani, ka thënë se nga shitja e lëndës narkotike do të fitonin 5-6 mijë paund.

KLIKO-VIDEO

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY