“Ligj për dënimin e KçK-istave”, Ish-ministri për Ramën: Nuk ka atribute! Mos...

“Ligj për dënimin e KçK-istave”, Ish-ministri për Ramën: Nuk ka atribute! Mos është ftesë për kriminelët që të fshihen?

75
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama, ditën e sotme deklaroi hapur në formën e një paralajmërimi se po hartonte një ligj special për shkatërrimin e KCK-së siç u shpreh ai dhe per të dënuar krimin.

Mirëpo, eksperti i drejtësisë, e kap deklaratën e Ramës nga ana profesionale, duke evidentuar disa prej ngërçeve që lindin nga kjo gjë.

Sipas, Ylli Manjanit, Kryeministri nuk ka atribut kushtetues e ligjor të flasë për detyra të Prokurorisë dhe Gjykatës. Ai madje më tej shton se këtë e ben per t’u dukur sikur po plotëson kushtet.

KOMENTI I MANJANIT

Pra “do bëjë një ligj të ri që të dënojë KçK-istat”- thotë udhëheqësi suprem.

Le ti lëmë mënjanë konsideratat juridike, sipas të cilave ligjet e reja nuk ndëshkojnë dot krimet e vjetra. E lëmë mënjanë edhe Kushtetutën edhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.

E lëmë mënjanë edhe përvojën tejet domethënëse, se si u zgërlaq dekreti i Presidentit Berisha në 1996, sipas të cilit propozohej pak a shumë kjo që do të bëjë ky i sotmi. (Mesaduket kur ju vjen ora e largimit këpusin të gjithë të njëjtat kopaçe)…

Pra ti lëmë të gjitha mënjanë, prap mbeten disa pyetje:

1. Cili ligj nga këto që janë sot në fuqi ndalon ndëshkimin apo mbron KçK-istat e gjyqsorit e të qeverisë?!

2. Ç’është kjo thirrje e përsëritur publike, “do bëj namin”?! Mos është ftesë për kriminelët që të fshihen? Apo të ndreqin letrat?!

3. Me ç’atribut kushtetues e ligjor Kryeministri flet për detyra të Prokurorisë e të gjyqsorit? A janë vërtetë të pavarura këto?!

4. Sa persona në kërkim janë rrugëve dhe përse policia e Kryeministrit nuk i kap?!

5. Kush ja ka ndalur ligjet deri më sot? I ka bërë si i ka dashur. Mos po përpiqet të bëjë ligje që tu thotë të huajve që “i plotësova kushtet”?!

Duket si propogandë, apo jo?!

KB/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY