Kush e mban peng Beratin? Qeveria bllokon donacionin prej 20 milionë dollarësh...

Kush e mban peng Beratin? Qeveria bllokon donacionin prej 20 milionë dollarësh nga Banka Botërore

95
0
Shares

Qyteti i Beratit është një nga qytetet më të bukura dhe më me vlerë historike dhe kulturore që ka Shqipëria. Ai numëron më mijëra turistë çdo vit i njohur si qyteti i “Një mbi një dritareve”.

Mirëpo pikërisht për këtë qytet mbreslënës, gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar se nga një projekt i Bankës Botërore me një financim prej 71 milionë dollarësh për të mbështetur turizmin në Shiqëri, Berati ka përfituar 20 milionë dollar, por që çuditërisht janë bllokuar nga qeveria prej një viti.

Tomorri shprehet se këto para fitohen nga lobimet e bashkive që kanë influencë në qeveri. Ai ka përmendur si rast të ngjashëm Koçën, ndërsa thekson se qyteti i Beratit mirë që nuk ka investime nga vetë qeveria, por kjo e fundit i refuzon edhe financimet e donatorëve.

Postimi i plotë i Tomorrit:

Kush e mban peng Beratin?

Banka Boterore financon nje projekt me vlere 71 milione dollare per te mbeshtetur turizmin ne Shqiperi. Projekti synon te permiresoje infrastrukturen urbane ne kater qendra turistike te Jugut.

Berati ka 20 milione dollare aty, per ndertim rrugesh ne lagjet muzeale si dhe per rritjen e vleres se aseteve turistike. Por deri tani nuk ka marre asnje lek te vetem sepse qeveria nuk ben shpronesimet. Eshte cmenduri! Prej nje viti projekti rri i bllokuar sepse qeveria nuk ben shpronesimet.

Parate i merr te gjitha Korca sepse ka lob te forte ne qeveri. Se keshtu ka vajtur puna. Qeveria funksionon si ndermarrje te fortesh, ku parate i merr ai qe ka me shume fuqi.

Ca keni me Beratin? Mire se eshte qyteti i vetem i madh qe e  keni lene pa akses ne autostrade, mire se e late gati 30 vjet pa asnje rruge, tani i bllokoni dhe parate e donatoreve.

Ai qytetet vetem turizmin ka potencial ekonomik. Mire nga buxheti nuk beni investime, por te pakten mos bllokoni investimet e donatoreve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY