FOTO/Reperi i njohur shqiptar gati për fejesë, zbulohet fotoja e parë me...

FOTO/Reperi i njohur shqiptar gati për fejesë, zbulohet fotoja e parë me të dashurën

66
0
Shares

Mc Kresha prej kohësh përflitet për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk arritën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit.

Në 35-vjetorin e lindjes Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur.

Mirepo së fundmi ‘Prive.al’ ka siguruar disa foto të reperit me të dashurën e tij dhe ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm.

Sipas disa burimeve të sigurta e dashura e reperit quhet Erzina dhe ata të dy do të martohet muajin e ardhshëm. “Mc Kresha dhe Erzina kanë shumë kohë bashkë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”, shkruan ‘Prive.al’.

Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë private dhe vetëm miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të ftuar. Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë, e ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin.

//DRONi.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY