EMRI/Zyrtari i parë nga radhët e policisë nuk kalon Vetting-un, shkak pasuria

EMRI/Zyrtari i parë nga radhët e policisë nuk kalon Vetting-un, shkak pasuria

61
0
Shares

Komisioni i jashtëm i Vlerësimit, njoftoi sot shkarkimin nga detyra të oficerit te policisë, pasi nuk mundi të justifikonte dot pasurinë e tij. Oltjon Shehu, ishte  personi i parë i listës së zyrtarëve të policise që iu nënshtrua procesit të vettingut.

Shehu pati vështirësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e tij e përbërë nga një shtëpi dy-katëshe dhe një makinë, ndërsa u justifikua para trupës gjykuese me punën në sektorin informal të ekonomisë në profesione të ndryshme si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli.

Gjatë kësaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara. Po ashtu Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione.

Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY