Një modele e njohur e Tiranës thirret të dëshmojë në lidhje me...

Një modele e njohur e Tiranës thirret të dëshmojë në lidhje me plagosjen e prokurorit Ndoja

127
0
Shares

Burime për Vizion+ thanë sot se është marrë ne pyetje edhe një vajzë, personazh i njohur i shoëbiz-it shqiptar, pasi rezulton se ka komunikime të shpeshta me 34-vjeçarin, Redjan Rraja, personin e vetëm të arrestuar në lidhje me atentatin ku u plagos prokurori Arjan Ndoja, u plagos për vdekje shoferi tij dhe mbeti I plagosur Landi Muharremi..

Ndonëse burimet kane qenë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qenë në 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.

Redjan Rraja është personi i vetëm deri tani i vënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë.

Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë. Hetuesit po ashtu dyshojnë se ditën e ngjarjes, autoret nuk e kanë ndjekur automjetin që përdoren për shkak se nuk i është hapur bagazhi ku kishin lënë shishet me benzine.

Ndërkaq një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi).

Prokurorët që po merren me këtë çështje kanë sekuestruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e Muharremit, i njohur me pseudonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY