“I tradhtuan shenjat e gishtave”, zbulohen hajdutët e postës në Krujë, grupi...

“I tradhtuan shenjat e gishtave”, zbulohen hajdutët e postës në Krujë, grupi kriminal autorët të disa vjedhjeve

77
0
Shares
foto ilustruese

Janë arrestuar disa persona për grabitjen e kasafortës së postës në Fushë-Krujë, ku u morën rreth 13 milionë lekë.

Tre ditë pas grabitjes policia ka arrestuar gjashtë persona. Mediat raportonë se të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve që solli më pas prangosjen. Dyshohet se të arrestuarit janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje, ndërsa pritet dhe njoftimi zyrtar i policise mbi arrestimin e tyre.

Mësohet se në kërkim janë shpallur dhe 4 persona të tjerë, ndërkohë që policia ka sekuestruar një pjesë të lekëve si edhe automjete dhe armë. Dyshohet se i njëjti grup te këtë kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe ne autostradën Tiranë-Durrës.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

//DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY