“Atentati ndaj Ndoj”/Gazetari i sigurtë: Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me...

“Atentati ndaj Ndoj”/Gazetari i sigurtë: Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj

159
0
Shares

Artan Hoxha ka dhënë sërish detaje për atentatin ndaj Arjan Ndojit, prokurorit të Durrësit. Sipas tij, kryeministri dhe zv.kryeministri duhet të japin deklarime në Prokurori.

Hoxha shprehet i sigurtë se nga kjo vrasje kemi porositës dhe jo vrasës të rastësishëm.

Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtet duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda.

Kryeministri dhe zëvendës-kryeministri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, tha gazetari Hoxha në “Abc News”.

Gazetari Hoxha shtoi më tej: “Nuk ka më besim tek policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY