“Fajet i ka Macron”, Diplomatja për negociatat: Vendimi nuk i mbylli dyert...

“Fajet i ka Macron”, Diplomatja për negociatat: Vendimi nuk i mbylli dyert Shqipërisë, Presidenti i Francës foli qartë

48
0
Shares

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, ka folur për herë të parë pas vendimit të Francës për të dalë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Edhe pse në Shqipëri, propagandohet se faji ishte i presidentit të Francës, ambasadorja shprehet se presidenti nuk dha asnjë vendim përfundimtar, por e ka treguar se është në mbështetje të Shqipërisë.

Kryediplomatja franceze deklaroi se vendimi i KE nuk i mbyll dyert Shqipërisë, ndërsa shtoi se kjo çështje do të diskutohet sërish gjatë Samitit të Zagrebit.

“Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim.

Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Frances është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY