Biznesi i korrupsionit, zyrtaret e qeverise zhvaten biznesin 6 vitet e fundit

Biznesi i korrupsionit, zyrtaret e qeverise zhvaten biznesin 6 vitet e fundit

41
0
Shares

Banka Botërore thote se “biznesi i rryshfeteve” është zgjeruar në Shqipëri, pasi kompanitë vendase janë detyruar të paguajnë më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit, pas nje studimi per 6 vitet e fundit.

Kompanite pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ndersa ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 %  në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria.

Këta tregues janë përkeqësuar dyfish, përveç trendit të firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 % që ishte në vitin 2013 në 15.3 % aktualisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY