Arta Marku nisi verifikimin e Arjan Ndojes: E nisem para KLP

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku ka nisur verifikimin ne lidhje me rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Sipas nje njoftimi te zyres se Markut ky verifikim ka nisur para se te kerkoje te njejten gje edhe KLP.

“Prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja.

Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet ne njoftimin e zyres se Prokurorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje