“ARRSH njoftime zyrtare për tërheqje parash”, Banorët e Unazës së Re vihen...

“ARRSH njoftime zyrtare për tërheqje parash”, Banorët e Unazës së Re vihen në lëvizje: Kjo do të lahet me gjak

184
0
Shares

Sipas një njoftimi zyrtar të ARRSH-së u është bërë thirrje banorëve të shpronësuar që të dorëzojnë dokumentet për tërheqjen e parave.

Ndërkohë vetë banorët e kësaj zone janë mbledhur me shpejtësi duke u shprehur të indinjuar mbi lëvizjet e fundit që po bëjnë instancat qeveritare. Një nga banoret tha për Fax News se kjo lëvizje po bëhet në pabesi dhe në përpjekje për të përçarë banorët të cilët po mbrojnë banesat e tyre nga shembja.

Në fakt njoftimi lidhej me një shperblim, por ende pa specifikuar detaje mbi cilët banorë dhe banesa konkretisht, duke ‘këmbëngulur’ keshtu dhe njehere në vendimin e qeverisë për të vijuar me një projekt të denoncuar si aferë qeveritare korruptive.

Banorët që preken nga projekti i rehabilitimit të Segmentit Rrugor nga “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” dhe që janë shpronësuar me vendim qeverie, duhet të paraqiten pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe për të tërhequr lekët e shpronesimit.

Apeli vjen nga ARRSH që i bën thirrje banorëve që të paraqiten pranë këtij institucioni dhe të dorëzojnë dokumentacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, ku përfshihet:

1. Certifikata e pasurisë (fotokopje të noterizuar);

2. Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë);

3. Harta e pasurisë (e rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); 4.Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës si dhe një kopje të kartës së identitetit.

Për të lehtësuar procesin, banorët mund të dorëzojnë dokumentacionin edhe përmes postës, në adresën: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300″,-thuhej ne njoftimin e shperndare disa minuta me pare.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY