VIDEO/”Tregoi luftën e pastër mes bandave në pushtet”, Basha reagon pas arrestimit...

VIDEO/”Tregoi luftën e pastër mes bandave në pushtet”, Basha reagon pas arrestimit të Rrajës

30
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rraja, në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Nga selia blu, me një prononcim të shkurtër, Basha shprehet se arrestimi i sotëm tregon që është një luftë e pastër të bandave në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS, të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do iu kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament e qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe të zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon dhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 5 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY