Zbulohen shpenzimet marramendëse të bashkisë së Tiranës: 200 mijë € për aparate...

Zbulohen shpenzimet marramendëse të bashkisë së Tiranës: 200 mijë € për aparate fotografike e dronë

56
0
Shares

Institucionet e qeverisjes së vendit i kushtojnë një rëndësi të dorës së parë imazhit që sendërtohet në publik dhe reklamimit të aktiviteve të tyre të ndryshme, me qëllim propagandimin e veprimtarisë së kryer, nga mbjellja e një peme e deri tek dhënia e bonusit për fëmijët e porsalindur.

Janë pothuaj të përditshme rastet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shfaqet në edicionet informative përmes kronikave të montuara nga zyra e shtypit të institucionit që drejton. Veliaj shihet rëndom duke marrë pjesë në inspektimin e punimeve në kryeqytet, apo me lopatë duke hapur me mundim vend për mbjelljen e një peme, edhe në zona të mbigjelbëruara, ndërkohë që nga ana tjetër, përkundër premtimit të tij elektoral, janë dhënë me qindra leje ndërtimi për të thelluar betonizimin e Tiranës.

Mirëpo, krahas mungesës së transparencës për menaxhimin e të ardhurave apo për shpikje “sui generis”, siç është taksa për ndërtimin e shkollës që paguhet në faturën e ujit, shkrepja e fotove që aktivitetet të dalin sa më bukur, kushton miliona lekë. Shpura e kameranëve, fotografit e montazhierit mobilizohen çdo ditë për çdo aktivitet, që te publiku të jepet përshtypja se “këtu po bëhet punë”.

Tendera të shumtë dhe para me thasë harxhohen pa hesap për të blerë aparate fotografike dhe dronë.

Të dhënat e Open Data

Sipas kërkimeve të bëra në “Open Data” shihet që bashkita e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro vetëm për aparate fotografikë, lente e drone.

Shumat e parave haxhohen si pjesë e atributeve që ua jep ligji, por në një vend si Shqipëria, ku mijëra familje jetojnë nën minimumin jetik dhe ku “përndiqen” shitësit ambulantë, këto janë shpenzime tej mase të tepruara, sepse nuk ka vend për publicitet, aq më pak për punët vendore. Qytetarët janë në kontakt të pandërperë me rrugët, shërbimet e njësië vendore etj, dhe mund ta gjykojnë në këtë mënyrë “drejtpërdrejt” mirëqeverisjen e kryeqytetit.

©Lapsi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY