“Rrjeti 5g në Shqipëri”, Manjani pyet: Kaq luks e këllqe ka qeveria...

“Rrjeti 5g në Shqipëri”, Manjani pyet: Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?!

81
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar së fundmi lidhur me debatin që eshte ngritur për përdorimin e 5g dhe në Shqipëri, rrjet i cili per herë të parë u lejua në vendet e Lindjes.

Manjani zgjedh të ndalet tek qendra apo problemi i këtij debati, ku thekson se duhet të shqetësohemi për sigurinë.

“Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja”,-shkruan Manjani.

Sigurisht që betejën tregtare Amerika me Kinën nuk e ka lënë për ta bërë tek liçensa 5G në Shqipëri.Tregu modest i Shqipërisë nuk vlen as sa një kunj shkrepse para super tregjeve për të cilat ndeshen të dy shtetet.

Çështja është tek siguria!!!Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja.

Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?! Nuk çuditem aspak, sigurisht. Por po pres fundin e kësaj meseleje…”,-perfundon komentin Manjani.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY