FOTO/Stuhi shiu e rënie gurësh në akset rrugore, ARRSH njoftim: Drejtuesit e...

FOTO/Stuhi shiu e rënie gurësh në akset rrugore, ARRSH njoftim: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

75
0
Shares

Mëngjesi i sotëm, por dhe gjatë orëve të natës, vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi të forta. Autoriteti Rrugor njofton se te gjitha akset jane te kalueshme normalisht, por per shkak te reshjeve jane konstatuar renie guresh ne disa prej akseve.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore”- njofton ARRSH, duke terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”– thekson ARRSH.

Njoftimi i ARRSH-se

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin 🌧 por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet 🛣

👉Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës 👀 përgjatë gjithë natës 🕝 për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore 👨‍🔧.

Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende 💦 në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme 🚜 qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

🚧Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren👩‍🔧
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY