DETAJE/Kush është biznesmeni i drogës që iu sekuestruan 12 mln euro pasuri

DETAJE/Kush është biznesmeni i drogës që iu sekuestruan 12 mln euro pasuri

902
0
Shares

Policia ka realizuar megaoperacionin e koduar “Furtuna” në Fier ku ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri të trafikantit të drogës, Arjan S. dhe familjarëve të tij.

Dyshohet se S. e përfitoi pasurinë nga veprimtaria kriminale e fierakut në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Kush është Arjan S.?

Sakaq, emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë shqiptare, pasi në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, Arjan S. ishte arrestuar në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.

Po ashtu, më datë 18.07.2016 shtetasi Arjan S. u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.

Mediat greke për S.:

Më 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata gjithashtu merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

Nje nga njerëzit më të pasur në Shqiperi. Ai ka lindur në Fier të Shqiperisë. Pavaresisht se ka biznes karburantesh, fotografi të tij nuk ka pothuaj asgjëkundi, pasi vetë është kujdesur të qëndrojë i panjohur. Kohët e fundit ai jeton në Kavuri, Athinë. Me para emri i tij ishte përfshirë në çeshtje të mëdha trafiku droge në Spanjë dhe Itali por nuk ishte dënuar kurrë. Ne operacionin e 14 Qershorit 2017 ne Athinë dhe Karditsa, u arrestuan 3 shqiptarë 34-56 vjeç dhe nje grek 61-vjeç nga Trikalla si dhe nje grek tjetër 37-vjeç. U sekuestruan 21 kg 480 gram kokainë, 92.000 euro, 2 pistoleta dhe 1 arme gjahu”-shkruanin mediat greke asokohe.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY