Vijon përgjakja e rrugëve, aksident i rëndë në Fushë Krujë- Tiranë

Vijon përgjakja e rrugëve, aksident i rëndë në Fushë Krujë- Tiranë

52
0
Shares

Nuk kanë fund aksidentet rrugore në akset rrugore të vendit.

Pas atyre në Librazhd-Prrenjas dhe Tiranë-Durrës, i radhës regjistrohet në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk.

Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet nga makina të rastit.

Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Duhet theksuar se ky segment është një nga më të përgjakurit në Shqipëri. Në harkun kohor të dy viteve, në këtë pellg janë regjistruar mbi dhjetë viktima si pasojë e aksidenteve rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY