FOTO/Djali i Almeda Abazit i nënshtrohet një operacioni të vështirë në kokë, reagon ish-missi shqiptar

Ndaje

Momente të vështira për shqiptaren e njohur Almeda Abazi, e cila ka përjetuar shumë keq lajmin se djali i saj kishte kiste dhe duhet t’i nënshtrohej operacioneve.

Televizioni ‘Channel D’ në programin “2.Sayfa” ka publikuar lajmin se Efehan, 5 muajsh i është nënshtruar operacionit të vështirë për heqjen e një kisti.

Kujtojmë se djali i Almedës është vetëm 5 muajsh, dhe që tani iu desh të përballej me një situatë të vështirë.

Pas disa ditëve të vështira, vetë Alemda ka reaguar për herë të parë pas shumë pyetjeve mbi rezultatin e operacionit. Abazi ka postuar në rrjetin social ‘Instagram’ një përgjigje për të gjithë ata që u shprehën të shqetësuar.

“Ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. J’ua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijë kudo që janë”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje