105 kg drogë dhe sasi të madhe parash, zbulohen emrat e dy...

105 kg drogë dhe sasi të madhe parash, zbulohen emrat e dy shqiptarëve të kapur në Greqi, njëri ish-oficer i Marinës

96
0
Shares

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi në posedimin e 104 kg kokainë dhe mbi 800 mijë euro cash.

Ata janë ish ushtaraku marinar Jonid Billa i larguar në 2013 nga Forcat e Armatosura dhe Etjon Metkaj, për të cilët kanë nisur hetimet edhe në Shqipëri. Po ashtu në këtë operacion u arrestua edhe një kroat i quajtur Anta Bilic.

Sipas mediave greke dy shqiptarëve dhe kroatit të arrestuar iu sekuestruan edhe rreth 825 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Njëri prej shqiptarëve sipas mediave greke, thuhet se ishte edhe drejtuesi i grupit, ndërsa në momentin që u arrestua, ka ironizuar edhe policinë duke thënë: Bravo më kapët.

Për operacionin pati shkruar dhe ministri grek i brendshem, i cili kishte postuar dhe videon teksa operacioni po finalizohej.

Sipas asaj që u raportua, në një banesë në Attica, Policia ka zbuluar 105 kilogram kokainë të fshehura në një enë me rërë dhe në një furrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY