Vajza denoncon publikisht tentativën e përdhunimit në Elbasan: Policia i ndali po...

Vajza denoncon publikisht tentativën e përdhunimit në Elbasan: Policia i ndali po nuk veproi, më shpëtuan britmat e mia

97
0
Shares

Policia me heret njoftoi shkurtimisht për një ngacmim te një të reje në Elbasan, ngjarje të cilën e përmbylli me tentativë përdhunimi dhe me procedimin e të rinjve.

Por, vajza viktimë e kësaj ngjarje ka folur për mediat, duke denoncuar publikisht ngjarjen dhe duke dënuar sjelljen e policisë.

Rovena Zekaj quhet studentja, e cila është rikthyer në Shqipëri, më konkretisht në Elbasan, nëpërmjet programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus.

“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi.

Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”, tregon e reja.

*videoja ku vajza denonconte publikisht eshte fshire nga mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY