“Shkarkimi i Kajmakut”, reagon ish-deputeti: Lajm nuk është ky, por heshtja e...

“Shkarkimi i Kajmakut”, reagon ish-deputeti: Lajm nuk është ky, por heshtja e Ramës dhe rilindasve

66
0
Shares

Pas shkarkimit nga KQZ të Agim Kajmakut vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike. Ish-deputeti Genc Pollo pavaresisht se e konsideron hap pozitiv, thotë se lajmi nuk është heqja e mandatit, por fakti se deri tani ka patur heshtje dhe distancim për rastin e Kajmakut.

Pollo shkruan se kjo heshtje është njesoj si një mjet i mafies për të dominuar shoqërinë.

“Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se “sdinim gjo”. Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën.

Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë”,-shkruan Pollo.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY