Ç’aktivizohet bomba e Luftës së Dytë Botërore me peshë 250 kg

Ç’aktivizohet bomba e Luftës së Dytë Botërore me peshë 250 kg

56
0
Shares

Një njësi speciale e policisë sllovene ka çaktivizuar një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore që u zbulua javën e shkuar në një kantier ndërtimi në Maribor.

Ekspertët çaktivizuan me sukses të dy ndezësit e bombës prej 250 kg, me rreth 120 kilogramë eksploziv pak para orës 02:00 sipas kohës lokale, dhe me këtë rast rreth 200 banorë u evakuuan.

Bomba u zhvendos në një gropë të thellë tetë metra dhe u sigurua në rast se nuk mund të çaktivizohej, që të shkatërrohej në mënyrë të kontrolluar.

Zëdhënësi i policisë Miran Shadl  tha se te dielen, një bombë tjetër e gjetur afër stacionit kryesor të autobusëve në qytetin e dytë më të madh në Slloveni, do të çaktivizohet në të njëjtën mënyrë, dhe do të jetë e nevojshme të evakuohen rreth dy mijë njerëz. Bomba i takon po ashtu periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe ajo peshon rreth 500 kg.

Arsyeja pse vlerësohet se ka ende shumë bomba të pashpërthyera nën tokë, lidhet me ate qe  rreth 1.5 përqind e tyre nuk shpërthyen gjatë bombardimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY