Aksidenti i tmerrshëm në Lushnjë, shkon në dy numri i viktimave, një tjetër në gjendje të rëndë

Ndaje

Shtohet bilanci i aksidentit të mbrëmshëm në rreth rrotullimin e Kolonjës. Burime nga policia e Lushnjës bënë me dije se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës 22-vjeçari Alteo Shabani, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Po në gjendje të rëndë është edhe 16-vjeçari Alban Doksani, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë parë rreth rrotullimin.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30 në aksin Lushnjë-Fier, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën në vend 21-vjeçari Jorges Shabani.

KB/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje