Zbardhen dëshmitë e dy shoferëve që përplasën për vdekje 25-vjeçarin: Mendova se...

Zbardhen dëshmitë e dy shoferëve që përplasën për vdekje 25-vjeçarin: Mendova se përplasa një kafshë

60
0
Shares

Dalin detaje të reja për ngjarjen mbrëmë në Durrës ku një 25 vjeçar humbi jetën pranë mbikalimit të Shkozetit. ABC News ka siguruar dëshmitë e dy drejtuesve që shkaktuan vdekjen e shpërndarësit të picave.

“Dëgjova zhurmë dhe dyshova se përplasa një kafshë”. Deri kur më vunë prangat nuk isha në dijeni që poshtë furgonin tim ishte varur trupi i një njeriu.

Pas dëshmisë të shoferit të autobusit që sipas policisë aksidentoi shpërndaresin e picave pranë mbikalimit të Shkozetit, ABC News ka siguruar atë të shoferit tjetër, drejtuesit të furgonit.

54 vjeçari nga Tirana, tashmë i arrestuar ka mohuar se ishte ai që aksidentoi Ramazan Batën. Por 1.5 km më larg, pranë urës së Dajlanit, sipas pamjeve, trupi i 25 vjeçarit Bata u shfaq nga hiçi gjysmë i zhveshur, sapo aty kaloi furgoni.

Më herët drejtuesi i autobusit 49 vjeçari nga Kruja edhe ky i arrestuar, në dëshminë e tij të parë, i tha policisë që pasi goditi një motor, hapi krahun në anë të rrugës. Kontrolloi për viktimën, por nuk e gjeti. Kurse motori ishte në mes të rrotave.

Policia e Durrësit i arrestoi drejtuesit e të dy mjeteve si shkaktarë të vdekjes së 25 vjeçarit Ramazan Batës.

Në njoftimin zyrtar i riu u aksidentua dy herë, një herë nga autobusi dhe më pas nga furgoni. Por hetimet vazhdojnë për të saktësuar detajet e ngjarjes. Pamjet e videos horror ngritën shumë dyshime.

Zhvendosja e trupit 1. 5 km larg vendit ku mori goditjen, pavarësisht se besohet që ai mor zvarrë nga furgoni, sepse rrobat ngecën në pjesën fundore të tij, nuk afron ende një version bindës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY