Pas darkës e ftoi të shkonin në hotel, 36-vjeçari tentoi të përdhunojë...

Pas darkës e ftoi të shkonin në hotel, 36-vjeçari tentoi të përdhunojë të miturën në Elbasan

134
0
Shares

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re me të cilën sapo kishte konsumuar një darkë.

Vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.

“O. C., 36 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare,”-njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY