Konfirmohet: Agim Kajmaku eshte Jorgo Toto

Konfirmohet: Agim Kajmaku eshte Jorgo Toto

49
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi deklaroi sot se eshte konfirmuar se kreu i bashkise se Vores eshte ne fakt nje person ne kerkim nga intrerpoli grek. “Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkise se Vores eshte Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike.”, tha Bardhi.

Bardhi citoi shkresen e prokurorise.  “Nga informacioni i zyres interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmeve te gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmet daktiloskopike qe ndodhen ne bazeb e te dhenave kriminale te Greqise, rezulton se keto gjurme perputhen me gjurmet e gishtave te shtetasit Jorgo Toto.”, thuhet ne shkresen e akuzes.

Prokuroria: nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij.

Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Ne vijim Bardhi tha se Prokuroria ka dalë në perfundimin se Agim Kajmaku duhet të skualifikohet menjëherë nga funksioni publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY