Ingrit Gjoni kujton “kohët e arta” me Çiljetën: Kishim mendjen vetëm të...

Ingrit Gjoni kujton “kohët e arta” me Çiljetën: Kishim mendjen vetëm të prishnim lekë dhe të shëtisnim

208
0
Shares

Ingrit Gjoni dhe Ciljeta  Cilaga kanë qënë padyshim epiqendra e Showbizzit per disa vite rresht, sidomos me bashkëpunimet e bujshme.

Dy këngëtaret u bene të famshme me këngët “Puçi puçi” apo “Mike dhe rivale”, dhe mund të themi se ajo ishte periudha e artë kur Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni bënin namin.

E ftuar në “Why not”, Ingrit Gjoni u pyet nga Roza Lati se cili ka qenë bashkëpunimi nga i cili ka palosur më shumë lekë dhe këngëtarja kujtoi kohët e arta me Çiljetën.

“Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra. E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intensiv, por për punën e lekëve, atë periudhë nuk gjendeshin.

Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë. Bashkëpunimi me Gjeto Lucën rezultoi i suksesshëm, ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë, dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë”, tregoi Ingriti.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY