Vritet me thikë mësuesja e moshuar, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Vritet me thikë mësuesja e moshuar, arrestohet i riu shqiptar në Itali

80
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali.

Një mësuese 90 vjeçe, e dalë në pension, është qëlluar me thikë dhe vrarë në shtëpinë e saj.

Dyshohet se vrasësi i saj mund të jetë një i ri shqiptar, i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia italiane.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai është futur në banesë për të vjedhur para, por më pas e gjitha ka përfunduar në vrasje.

Tashmë shqiptari ndodhet në qeli dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY