La çantën me drogë në parking, policia bie në gjurmët e tij,...

La çantën me drogë në parking, policia bie në gjurmët e tij, si u kap i riu në Tiranë me kokainë e kanabis

56
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një person në Tiranë, i cili ofronte lëndë narkotike ne kembim të parave. Uniformat blu sqarojnë se  është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B”,-sqaron policia.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY