I akuzuar më parë si mashtrues, mjeku alternativ habit: Mund të zbulohet...

I akuzuar më parë si mashtrues, mjeku alternativ habit: Mund të zbulohet gjinia e fëmijës pa bërë eko

3971
0
Shares

Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zone e Lirë”, mjeku alternativ Ruzhdi Metali shpjegoi se si gratë shtatzëna mund të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre edhe pa ekzaminime.

Ky personazh nuk është i panjohur më parë për shikuesit, pasi me heret është denoncuar nga një emision investigativ. Denoncimet  tregonin se ky mjek popullor po mashtronte njerëzit me tezën e tij për shërimin e kancerit, duke iu dhënë shpresë, ndërkohë që nga ana tjetër po vdisnin pacientët që ndiqnin kurat e tij.

Por, vete i pretenduari si mjek, është rikthyer sërish në studiot televizive, kete herë duke dhënë teza të reja tanime në fushen e gjinekologjisë.

Biseda ne studio:

Arian Çani: Doktor Ruzhdiu po më vijnë pyetje pa fund në celularin tim. P.sh. po më pyet dikush: “Çani të lutem pyete doktor Ruzhdiun, a ka ndonjë mënyrë japoneze që të di se çfarë kam, djalë apo vajzë, sepse kam fobi nga ekzaminimet.”

Ruzhdi Metali: Kjo është shumë e thjeshtë Çani. Kjo gruaja kur urinon, hedh disa kokrra gruri deh elbi, të ndara në urinën e vet. Dhe pas ca ditëve, kush mbin e para…po mbi gruri është femër. Po mbiu Elbi është djalë.

Arian Çani: Jo jo…

Ruzhdi Metali: Është shumë e thjeshtë kjo.

Arian Çani: Po kjo është e vërtetuar?

Ruzhdi Metali: Është e vërtetuar kjo.

Arian Çani: Mos ia fut kot doktor…

Ruzhdi Metali: Është e saktë kjo.

Arian Çani: Kjo është perlë, është hera e parë që e dëgjoj.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY