Emërohet drejtori i ri i Portit në Durrës, posti i jepet ish-vartësit të Bushatit

Ndaje

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës eshte emëruar Pirro Vengu.

Emri i tij nuk eshte i panjohur, pasi me heret ka mbajtur portin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri dhe kohe me pare, shef kabineti i ish-ministrit te Jashtem, Ditmir Bushati.

Vengo mori dhe nje fletethirrje nga autoritetet vendase greke per shkak te detyrimit te kryerjes se ushtrise meqe mbante pasaporten greke, çështje e cila u kthye ne debat mes mazhorancës dhe opozitës.

Pirro Vengu emerohet ne kete detyre, vetem pak pas doreheqjes qe dha drejtori ekzekutiv, Agron Tare. Ai e njoftoi largimin me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, ku tregonte se arsyeja e largimit ishte për motive personale.

K.B/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje