DETAJE/Dronë, qen antidrogë e 380 forca policore, si dështoi operacioni i policisë...

DETAJE/Dronë, qen antidrogë e 380 forca policore, si dështoi operacioni i policisë në portin e Durrësit

63
0
Shares

Ditën e djeshme bëri bujë një operacion i beftë i policisë së shtetit në portin e durrêsit, pasi pati informata se kishte kontrabandë drogë dhe armësh.

Por, burimet bëjnë me dije se rezultati i aksionit ishte një dështim spektakolar, pasi nga kontrolli i mbi 100 kontenierëve dhe 65 magazinave nuk u gjet asgjë e paligjshme përveç një pistolete zhurmuese apo targa false automjetesh.

Operacioni “Porti i Pastër”, sipas Policisë synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. “380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e portit.

Panorama shkruan se ne operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 dronë. U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona”, bëhet e ditur nga Policia e shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY