“Vuan nga paranoja klasike”, Berisha analizon sjelljet e Ramës: Ja çfarë pohoi...

“Vuan nga paranoja klasike”, Berisha analizon sjelljet e Ramës: Ja çfarë pohoi i sëmuri madje duke rrahur gjoksin disa herë

135
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të asaj që u transmetua mbremjen e djeshme në emisionin Opinion.

Berisha shkruan se  publiku shqiptar ndoqi një Opinion si asnjë tjetër më parë, ku në meritën e analistëve dhe moderatorit, të cilët me klasin profesional, eprinë kulturore, vetëpërmbajtjen që treguan dhe pyetjet e batutat e tyre u dhanë mundësi shqiptarëve të ndiqnin një seancë treorëshe psikoanalize të papërsëritshme me kryeministrin Edi Rama.

Berisha vijon duke thene se në këtë seancë u kuptua se kryeministri vuan nga një paranojë klasike.

“Ndonëse asnjeri prej tyre nuk ishte psikiatër, arritën mjeshtërisht si psikoanalistë të vërtetë që edhe në lumin e llogaresë së papërmbajtur, me të cilin pacienti i tyre zhurmonte veten e tij, t’u provojnë teleshikuesve si asnjëherë në një studio televizive,paranojën klasike, nga e cila vuan prej vitesh”,-shprehet Berisha.

Ja çfarë evidentoi ish-kryeministri Berisha:

Kështu, gjatë seancës, i sëmuri pohoi madje duke rrahur gjoksin disa herë, sa vijon:

– Ai nuk ndjente dhe nuk kishte asnjë përgjegjësi për bllokimin për vite me rradhë – së fundi de facto, përjashtimin e Shqipërisë – nga procesi i integrimit europian.

– Ai nuk ndjente dhe ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre

– Ai ishte që nga Ismail Qemali deri sot, kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria dhe e fundit

– Ai, si Zografi bis, kishte hedhur në gjyq, Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, sepse kishte denoncuar pazarin e tij të fëlliqur me Miladinin shqipfolës dhe padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Këto pohime diagnostike tipike për paranojën e degraduar, meritojnë vetëm: No Coment! Ps: Kaq për seancën, për pas seancën, te Padam një herë tjetër!

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY