U hodh nga kati i tretë pasi pa hajdutët, zbulohet e vërteta...

U hodh nga kati i tretë pasi pa hajdutët, zbulohet e vërteta e të resë në Durrës: Ishte e dehur

102
0
Shares

Paraditen e sotme, në një njoftim nga policia u raportua se një grua ishte hedhur nga lartësia pasi kishte kuptuar se i kishin hyrë në banesë hajdutët.

Por ky informacion eshte përgënjeshtruar sërish nga policia, e cila ka dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.

Sipas njoftimit të fundit, policia bën me dije se një 22-vjeçare ka qenë në gjendje të dehur dhe ka rënë nga shkallët.

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:

Në lidhje me një lajm të publikuar nga media online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati ju sqarojmë se :

Me datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen Nr13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër.

Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G.  22 vjeçe,  në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm.

Shtetases së mësipërme i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY