Paditi Arta Markun, konfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda

Paditi Arta Markun, konfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda

127
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj.

Nga hetimet, KPK nuk vuri në dukje probleme në dy kriteret e tjera të rivlerësimit, edhe pse u theksua se ishin hetuar disa denoncime. Dy gjetje të ardhura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në të cilat pretendoheshin shkelje proceduriale të Muhametajt u rrëzuan si të pabazuara nga KPK.

Muhametaj dha shpjegime të detajuara sa i përket pasurisë. Ajo tha se të ardhurat e saj ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, ndërsa tha se kishte bërë një jetë modeste dhe kërkoi “të vazhdonte detyrën si prokurore e Republikës së Shqipërisë”.

Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”.

Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY