FOTO/Kontrolle nga policia, momenti i ndalimit të dy personave në portin e...

FOTO/Kontrolle nga policia, momenti i ndalimit të dy personave në portin e Durrësit

83
0
Shares

Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë.

Burime nga gazetarët ende jo zyrtare, tregojnë se këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie janë të angazhuar në operacionin në fjalë.

Nga të dhënat e para, mësohet se operacioni ka të bëjë me dyshimet se në port ka kontenierë me drogë dhe kontrabandë të ndryshme.

Në krye të operacionit në port është drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY