Burg për 20 ish-punonjës të Kadastrës Durrës, për 6 detyrim paraqitje, akuzat

Burg për 20 ish-punonjës të Kadastrës Durrës, për 6 detyrim paraqitje, akuzat

80
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 20 ish-punonjësit e zyrës së Kadastrës, të cilët u ndaluan nga policia (dyshohet) lidhur me dosjen e pronave në Gjirin e Lalzit. Po ashtu me gjykata ka vendosur detyrim paraqitje, për 6 persona, punonjës të kësaj agjencie.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit do të ketë një komunikim për median ku do të japin dhe arsyet e arrestimeve, por deri tani mësohet se zyrtarët janë të arrestuar. Akuzat për këta zyrtarë janë për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, por dhe për korrupsion.

Deri tani mësohet se të arrestuarit janë, juristë të Kadastrës, shefa sektori, topograf dhe ish drejtues të lartë.

Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit ka pasur incidente që pasuan me arrestimin e ish drejtorit Liridon Pula. Kujtojmë se ish-drejtori i Kadastrës Durrës Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë dhe u lirua nga Gjykata e Apelit më 18 tetor me masën detyrim paraqitje./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY